Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është vendi ku emocionet janë të larta dhe debatet ndodhin shpesh. Një nga diskutimet e fundit mes banorëve përfshin Meritonin dhe Heidin, të cilët u përfshinë në një bisedë ku Meritoni këshillonte Heidin që të mos merrte gjërat vetëm personalisht dhe të mendonte për lojën.
Teksa Meritoni këshillonte Heidin në dhomën e gjumit, ai theksoi rëndësinë e qëndrimit të ftohtë dhe të sinqertë në lojë, por biseda tyre u ndërpre papritur kur ai u thirr në dhomën e rrëfimit.
Momenti i ndërprerjes ishte gjithçka që i duhej Romesos për të filluar një sërë ofendimesh ndaj Meritonit. “Ik or ik se i lodhe njerëzit, të morën në dhomën e rrëfimit, po ik”, bërtiste ai, duke e quajtur Meritonin “një mushkë”.