Tre vite pas humbjes së saj, miqtë kanë përkujtuar sot artisten Hueyda El Saied, në ditën e ditëlindjes së saj.
Ndonëse ishte një njeri që e donte aq shumë jetën Hueyda u dorëzua në moshën 46 vjeçare pasi vuante nga kanceri i gjirit.
Sot është dita kur ajo do festonte ditëlindjen e 49-të.
Mikja e saj e ka kujtuar në një InstaStory duke shprehur mallin, shkruan: Festo në parajsë.
Përtej sëmundjes, Hueyda ka jetuar vitin e fundit të jetës si e ëndërronte e si ia donte shpirti.
Bashkëshorti i saj Thierry, birësoi djalin e saj, në atë kohë 6-vjeçar, Gabirelin dhe sot ai ka publikuar një kolazh të fotove të saj, ku e uron për ditëlindjen.