Albin Kurti në iftar te shtëpia e të moshuarve Jetimat e Ballkanit

Kryeministri, Albin Kurti sonte është pritur në Iftar nga Halil Kastrati te shtëpia e të moshuarve Jetimat e Ballkanit.

“E pritem Kryeministrin për Iftar në Shtëpinë tonë!

Sonte te shtëpia e të moshuarve Jetimat e Ballkanit na nderoi në Iftar Kryeminstri i Kosovës z. Albin Kurti së bashku me zv.Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrasrukturës z. Hysen Durmishi si dhe disa deputet e staf nga kabineti i kryeministrit.

Banorët e shtëpisë ishin shumë të lumtur qe bënë Iftar bashkë dhe qe kishin mundësi të bashkë bisedojnë me të parin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministrin e informuam për aktivitetet e shoqatës si dhe për projektet tona për këtë vit, gjithashtu shprehëm gadishmerinë tonë për bashkëpunimin të ndërsjell në dobi të qytetarëve në nevojë.

Faleminderit për vizitën dhe nderin Kryeminstër!”, ka shkruar Halil Kastrati. (INA)