Elisa Spiropali në një rrëfim ndryshe: “Kur shkoja në parlament mami më thoshte…”

Ministrja Elisa Spiropali ka bërë për të gjithë ndjekësit një rrëfim ndryshe mbi jetën e saj personale.

Që prej fëmijërisë ajo është shprehur se frymëzim i saj ka qenë mësuesja në klasën e pestë. Kjo e fundit në fletën e lavdërimit që Spiropali kishte marrë asokohe shkruante: Elisa është autodidakte dhe ajo duhet të studioj në Oksford.

“Mbaj mend që frymëzimin e parë e kam marrë në klasë të pestë. Ajo shkruante, Elisa është autodidakte dhe ajo duhet të studioj në Oksford. I vazhdojmë komunikimet. Përfitimi i bursës ishte një gjë e paimagjinueshme. Fitimi i asaj burse ishte një gjë shumë e madhe. Unë mbaj mend dhe gëzimin dhe trishtimin në familjen time”-tha ajo.

Ndërsa në lidhje me karrierën e saj politike, ajo ka pasur mbështetje nga familja e saj, por herë pas here edhe merrte këshilla.
“Mami më thoshte mos debato me Berishën në parlament, se më shkon tensioni 20”, u shpreh Elisa.