Vjosa Berisha iku nga kjo botë, këshilla e saj duhet të vlejë për ata që preken nga sëmundja

Para sy vitesh ka ndërruar jetën producentja e njohur kosovare, Vjosa Berisha.

Ajo, ishte një nga femrat shumë të sukseshme edhe tejet të dedikuara në aspektin profesional. Vjosa Berisha kishte luftuar me sëmundjen e kancerit, shkruan “Kosovarja”.

Berisha, në disa intervista kishte thënë: “Unë nuk e konsideroj veten si pacient, sepse kanceri më duket më shumë si një gjendje tjetër që unë jam momentalisht.

Po kujdesem shumë për ushqimin, jam aktive, nuk i kam lënë ushtrimet dhe dëgjoj këshillat e doktorëve që kam pranë”.

Vjosa Berisha gjithmonë e përcillte këshillen që të mos lexohet në Google për sëmundjen.