Mes viktimave një çift bashkëshortësh’/ Detaje nga aksidenti tragjik me 4 viktima dhe 2 të plagosur

Katër persona humbën jetë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të trefishtë në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, rreth orës 19:00 të pasdites së sotme (17 mars)

Viktimë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Meta 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.

Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç.