Nisur nga deklarata e Olta Gixharit: Si të reagosh kur fëmijët bëhen xhelozë për njëri-tjetrin?

Olta Gixhari, në një intervistë për Bordo, ka treguar detaje nga shtatzënia e saj me djalin e dytë, duke treguar se po e shijon më shumë se shtatzëninë e parë.

“E vërteta është se shtatzëninë e dytë po e shijoj shumë më shumë, se sa të parën. Here pas herë sillem “sikur nuk jam shtatzënë” dhe kështu e shijon më shumë pa stres. Të parin kam qenë më shumë e kujdesshme, seç duhet. Por, më kanë thënë që te fëmija e dytë bëhesh nënë prej vërteti”, u shpreh Olta.

ADVERTISING

Por, ajo ndau edhe një shqetësim për xhelozinë e fëmijëve, duke thënë se po e përgatit psikologjikisht djalin e saj, Amarin, për këtë ndryshim që do të ndodhë.

“Më kanë thënë që fëmijët bëhen shumë xhelozë. E di jam përgatitur deri diku psikologjikisht për këtë gjë, për Amarin. Jam duke i folur, jam duke punuar shumë me të, por të shohim deri në momentin që do të vijë. Jam e bindur që nuk do të jetë e thjeshtë, se Amari është një fëmijë shumë i përkëdhelur”, u shpreh ajo.

Por, ç’të bësh kur fëmijët janë xhelozë dhe kanë rivalitet me njëri-tjetrin?

Së pari, çfarë është xhelozia dhe rivaliteti mes vëllezërve dhe motrave?

Xhelozia dhe rivaliteti mes fëmijëve lidhet me konfliktin e vazhdueshëm midis fëmijëve në të njëjtën familje. Shfaqet në trajtën e xhelozisë kur familjes i shtohet një tjetër fëmijë, ose edhe gjatë rritjes dhe mund të manifestohet në këto mënyra:

– Përplasjeve verbale dhe fizike
– Përdorimit të gjuhës ofenduese
– Grindjeve
– Ndjenjave të zilisë
– Shprehja se nuk e do vëllain/motrën e porsalindur

Çfarë e shkakton rivalitetin?

– Ndryshimet e mëdha në stilin e jetesës
– Moshat dhe fazat e rritjes
– Xhelozia
– Mungesa e aftësive për zgjidhjen e konflikteve
– Dinamika në familje

Përshkrime të situatave

Krahasimi mes fëmijëve: Mund të duket sikur krahasimi me fëmijët e tjerë mund të shërbejë si një motiv i përsosur. Sidoqoftë, fëmija do të dëgjojë vetëm që ju e doni më shumë vëllain ose motrën e tij dhe se ai ose ajo është më keq. Krijon ndjenja hidhërimi dhe zilie, të cilat mund të çojnë në probleme të vetëvlerësimit, ndaj nëse po mendoni t’i thoni fëmijës së madh se sa i mirë dhe sa i urtë është i porsalinduri, ndoshta duhet të konsideroni të tjera fjalë dhe të shmangni krahasimin.

Kujdesja ndaj fëmijëve të tjerë: Rekomandohet që fëmijët e rritur të angazhohen me kujdesin e më të vegjëlve, por kur kjo kthehet në një formë detyre për fëmijën, ka gjasa të shkaktohen marrëdhënie problematike.

Pritshmëritë: Situatat që shfajësojnë fëmijët më të vegjël mund t’i ngarkojnë fëmijët e tjerë me një ndjenjë përgjegjësie dhe presioni të vazhdueshëm.

Konkurrenca: Një zakon tjetër i keq që kanë shumë prindër është provokimi i hapur i konkurrencës midis fëmijëve. Emocionet që ata përjetojnë nga humbja ose fitorja janë vërtet të forta. Kjo është arsyeja pse do të ishte më e përshtatshme që prindërit t’i bënin fëmijët skuadër në vend të konkurrentëve.

Mënyra për të arritur harmoninë:

1. Harroni çfarë dini për “drejtësinë”: Nëse të gjithë fëmijët janë të ndryshëm, atëherë mënyra sesi prindërit duhet të sillen me ta ndryshon.

2. Jepuni prioritet një e nga një: Çdo ditë, përpiquni të gjeni disa minuta për të folur me secilin nga fëmijët individualisht.

3. Promovoni një kulturë ekipi në familje.

4. Jepuni të gjithëve hapësirë: Nëse fëmijët ndajnë një dhomë gjumi, caktoni zona të shtëpisë ku secili mund të qëndrojë vetëm.

Kini parasysh që: Fëmijët do të zihen. Ndoshta nuk është faji juaj, por nëse zënkat e tyre janë të tepruara ose me të vërtetë prishin harmoninë familjare, është koha që ta trajtoni ndryshe konfliktin.