Ngacmimet seksuale në punë, mesazhe të forta në Big Brother VIP, Julia: Duhet të ngremë zërin për fëmijët tanë

Spektakli i kësaj të marte në Big Brother VIP ka nisur me mesazhe shumë të forta.

Julia Ilirjani, Roza Lati dhe Egla Ceno kanë rrëfyer histori ngacmimi seksual në punë.
”E përgëzoj vëllanë e madh që u jep zë bisedave që ne bëjmë edhe tek-tuk, ne na ndjekin, shikueshmëria rritet kjo gjë që duam të themi depërton, edhe në jetën time reale emrat janë të parëndësishëm,

Për ngjarjet. emrat bëhen të parëndësishëm, dua ta ndaj sepse kjo gjë ende nuk është tejkaluar, ende viojon të jetë në rrugëtimin e vajzave të reja, edhe jashtë botës së tv, këtë nuk e them si një hamendësim, unë këtë e di se kam folur me vajza të reja, akoma ka mendësi dhe paragjykime të panevojshme, unë këtë vajzën e shoh përditë, e kemi tejkaluar moshën dhe nuk kemi më frikërat e karrierës, duhet të ngremë zërin për fëmijët tanë. Vajzat dhe gratë të mos të kenë frikë të kërkojnë punë”, tha Julia.

“Mora përsipër katër emisione për inat, po t kesh talentin ti mund të ngrihesh shumë lart pavarësisht gjithçkaje”, tha Roza nga ana tjetër