Një baba kaq krenar si Mbreti Felipe, surprizon vajzën e tij Leonor në shkollën ushtarake

Nuk mundi ta surprizonte në ditën e baballarëve, më 19 mars, por ka shkuar pak ditë më herët. Vizita e Mbretit Felipe të Spanjës tek shkolla ushtarake e së bijës ishte një gjest që u vlerësua shumë. Lajmi u bë i ditur vetëm dje nga zëdhënësi i Mbretërisë.

Sigurisht, kur bëhet fjalë për lëvizjet e sovranit, asgjë nuk i lihet rastësisë dhe gjithçka përcaktohet nga një axhendë shumë e ngushtë.

Të premten, më 15 mars, mbreti Felipe u paraqit, në fshehtësi të madhe, në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të Zaragozës për të ndjekur manovrat dhe stërvitjet luftarake të Leonor, së bashku me kadetët e kursit të saj, të po angazhohen në kampin e stërvitjes në San Gregorio.

Në pamjet e publikuara pas fundjavës nga pallati, shihet mbreti, me uniformë dhe me kapele ushtarake, duke përjetuar një “ditë tipike” si një baba me vajzën e tij. Ai vëshgon të bijën dhe shokët e shoqet e saj ushtarë, së bashku me instruktorët, duke vënë në jetë ato që kanë mësuar dhe, në të njëjtën kohë, duke e shijuar sadopak vajzën, vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, e cila prej disa kohësh larg shtëpisë.

Një baba kaq krenar si Mbreti Felipe, surprizon vajzën e tij Leonor

Prania e të atit, megjithatë, nuk e turpëroi princeshën, e cila përballë shokëve të saj ushtarë u soll në mënyrën më profesionale të mundshme. Natyrisht, duhet ta pranojmë, nuk duhet të ketë qenë e lehtë për të dhe për shoqëruesit e saj të dinin se ishin nën sytë e monarkut.

Atmosfera, megjithatë, u duk menjëherë e relaksuar, me kufizimet e nevojshme për shkak se ishte akademi ushtarake, aq sa Felipe dhe Leonor patën më shumë se një mundësi për të shkëmbyer disa buzëqeshje dhe disa shikime të ngrohta.

Sa herë që mbreti Felipe viziton vajzën e tij në akademi, nuk mund të mos magjepsesh nga krenaria me të cilën monarku spanjoll e shikon vajzën e tij.

Është e pamundur të mos vësh re pamjen e një babai të dashuruar, dukshëm i lumtur kur sheh vajzën e tij të madhe kaq të përkushtuar ndaj rolit që fati i ka rezervuar. Kush e di, ndoshta ai vetë e di se sa e vështirë është të mbash një pozicion që nuk e zgjodhi kurrë. Dhe, pikërisht për këtë arsye, ai e admiron vajzën e tij të madhe për ndjenjën e madhe të detyrës që po shfaq./Living