“Të lumtë pushka”, Einxhel Shkira i del në mbrojtje Egla Cenos: Viktimës i kërkohen prova…

Deklarata e Egla Cenos ditët e fundit për ngacmimin seksual nga Saimir Kodra vite më parë ka bërë mjaft bujë.

Përgjigjja paralajmëruese e tij për në gjykatë ka nxitur reagime nga emra të njohur të televizionit, të cilët e akuzojnë se me mënyrën e reagimit po u thotë viktimave të këtyre sulmeve që të mos e ngrenë zërin.

Një nga personazhet që ka mbështetur Eglën është edhe Einxhel Shkira, e cila e ka vlerësuar shumë aktoren për guximin.

“Nuk kam qenë dakord me 99% të gjërave që Egla thotë edhe bën por sot i them: “Të lumtë pushka”. Kjo që tha do guxim dhe mesa duket ku guxim nuk i mungon asaj as para gjithë botës. Ky është realiteti jonë i hodhur, që të bën të heshtim nga shumë frikëra të ndryshme por mbi të gjitha nga provat që i kërkohen “viktimës”. Prova të cilat gjithmonë mungojnë se askush nu niset me idenë se do ngacmohet në një takim punë dhe do ta ketë të nevojshme ta faktojë atë. E me këtë justifikim, gjithmonë drejtohet gishti si fajtore nga ajo që ka patur guximin e budallait” të nxjerrë në sipërfaqe traumën e historisë së saj”.

“Ndoshta e vërtetë, ndoshta gënjeshtër, ne nuk do e dimë kurrë se çfarë ka ndodhur por çuditërisht gjithmonë gratë po gënjekan. Për të fituar çfarë? Akoma nuk e dimë se çfarë interesi ka një grua të gënjejë që është ngacmuar, kur jo vetëm nuk fiton gjë prej kësaj por as nuk besohet, përkundrazi quhet imporale, mashtruese ose me siguri e ka kërkuar vetë. Kush dreqin gjen guximin të thotë “gënjeshtrën” e saj për të mos marrë asgjë në këmbim?, shkruan Shkira në Instastory.