Apeli merr vendimin për Tashën e Tik Tokut dhe djalin e saj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për Natasha Rombula dhe djalin e saj, Armando Kumaraku, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim.

Djali i mitur shfrytwzohej nga babai i tij A. Kumaraku dhe gjyshja Natasha Rombulla për të përfituar para në Tik Tok, duke postuar video ku dukej 10-vjeçari që fliste me fjalë banale dhe denigruese.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 124/b dhe 22 të Kodit Penal.