Rike Roçi nxjerr hapur produksionin: “Kam fol me familjen time”

“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpisë së Big Brother VIP, gjatë një bisede me Rozën dhe Julin.

“Unë kur u zura me Meritonin kam hyrë te dhoma e kuqe dhe kam thënë dua të dal. Kam fol me familjen time dhe ata më kanë thënë kategorikisht nuk do dalësh”, është shprehur Rikja.

Ke fol në telefon?”, e pyet Juli.

“Jo përmes produksionit”, ka mbyllur bisedën Rikja.

Kjo nuk është hera e parë që banorët brenda apo jashtë këtij spektakli tregojnë për gjëra që janë jashtë rregullores që është i informuar publiku i cili i sheh, por duke u përsëritur gjithnjë e më shumë dhe akoma më shpesh, kjo ngre dyshime mbi vërtetësinë e shprehur nga ndërtuesit e formatit.

Një tjetër rast i zbuluar pak kohë më parë, ishte kur produksioni i thoshte vajzës së Ilnisës se duhet të qante kur të fliste me mamanë e saj, etj.