Ilnisa dhe Meritoni habisin të gjithë me veprimin në dasmën e Romeos

Romeo u martua sot në kuadër të lojës me Heidin. Për çiftin ishte organizuar një dasmë në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP, ku banorët e dogjën atmosferën duke kërcyer.

Por në sy ra pasiviteti i Ilnisës dhe Meritonit. Teksa të gjithë po kërcenin, Ilnisa dhe Meritoni ishin ulur në tavolinë duke ngrënë, moment të cilin e fokusoi edhe kamera.

Të dy më pas u çuan të kërcenin pak nga fundi i dasmës, por nuk ishin aq aktiv sa të tjerët.