Nusja hedh lulet, cila është banorja që kapi buqetën?

Një atmosferë e mrekullueshme është krijuar mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Heidi dhe Romeo i thanë “PO” njëri-tjetrit, në një ceremoni të buur të organizuar në BBV,

Nën shoqërinë e Ervin Gonxhi dhe bandës së tij, banorët kanë kërcyer nën ritmet e muzikës, duke dhuruar një spektakël të vërtetë.

Pavarësisht debatave të shpeshta që kanë, Heidi dhe Romeo kanë zgjedhur Julin si celebruesin e dasmës së tyre.

Momenti më i bukur ka qenë kur Elgit Doda ka kënduar këngën e tij të re dedikuar Heidit dhe Romeos gjatë kërcimit të tyre të parë.

Ndërkohë si një traditë e të gjitha dasmave, Heidi ka hedhur lulet e saj dhe ka qenë Rikja ajo që i ka kapur buqetën e lules, ku sipa straditës, do të jetë pikërisht ajo që do të martohet së shpejti.