E rëndë/ I zuri vinçi poshtë, humbin jetën në vendin e punës 7 punonjës

Shtatë persona humbën jetën sot, e premte 29 mars, në Tajlandë kur një vinç u rrëzua në një kantier ndërtimi industrial, njoftuan autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit me orën lokale gjatë ndërtimit të një fabrike që do të prodhojë oxhaqe metalike në provincën Rayong, tha shefi i policisë lokale Chaipong Sangpongchai.

Sipas mediave lokale, viktimat ishin të gjithë punëtorë.