TRAGJIKE në Elbasan, hidhet nga lartësia e pallatit, humb jetën në vend i moshuari

Një i moshuar nga Elbasani është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe ka ndërruar jetë në vend.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi S. M., 73 vjeç, teksa ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”.

Mësohet se i moshuari e ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

“Rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi S. M., 73 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Si pasojë e dëmtimeve të marra 73-vjeçari ka humbur jetën, në vendngjarje. Grupit hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – sqaroi policia pas ngjarjes.