Ky është mërgimtari që vdiq tragjikisht në aksident me Ferrari..

Një kosovar nga kantoni Vaud i Zvicrës, DJ me profesion, vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore. Vetura u copëtua, duke u shpërndanë dhe flakë të mëdha u panë në autostradë.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Komuna e Junikut informon se viktima e këtij aksidenti është Hysni Qestaj.
Krahas ngushëllimeve, komuna ka publikuar edhe foton e viktimës së aksidentit.

Lajm i trishtë për Junikun
Mëngjesi i ditës së sotme ishte i rëndë për Junikun.
Në një aksident të rëndë trafiku, bashkëvendasi ynë Hysni Qestaj ka ndërruar jetë.

Kryetari i komunës z.Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut ndajnë dhimbjen me familjen e të ndjerit.
I ndjeri të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri.