Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, reagon ish-banorja e ‘BBVIP’

Është ndarë nga jeta babai i banores së “BBVIP”, Sara Gjordeni. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruan:

“Dy fjalë për dashamiresit e mi përpara se të marr kohën time për tu qetësuar:

Artur Gjordeni vuante prej mese 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Këtë mund ta konfirmojë lehtësisht çdo mjek i mundshëm i Spitalit Rajonal Berat, pasi aty kurohej prej me shumë se dy dekadash rregullisht.

Nëse nuk keni informacione mbi shkakun e tij të vdekjes, mos hidhni akuza”

Kujtojmë se i ndjeri para pak javësh, publikisht kërkoi nga TV Atdheu një komunikim me vajzën e tij, për të cilën tha se i kishte mohuar.

Por Sara ka postuar disa “InstaStory” ku tregon se si kishte tentuar të komunikonte me të atin.

Në një nga postimet e saj ajo tregon bisedën e saj të fundit me babain ku shikohet se më datën 15 mars ajo ka pasur bisedën e fundit me babain.

Ajo tregon “chat-in” me babain e saj ku ajo i ka shkruar: Si je?

Por nuk ka marrë asnjë përgjigje kështu modelja shkruan: E provova!

Me dhimbje shprehim ngushëllime personave që do t’i mungojë Artur Gjordeni!