Konsumoi fotoksinë/ Gruaja humbet jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Hasturkas në Fier ku një 60 vjeçare ka konsumuar fostoksinë.

Gruaja V.D., është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të fierit por për fat të keq pavarësisht ndihmës së marr ajo ka humbur jetën.

Dyshohet se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Në Spitalin Rajonal Fier, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja V. D., rreth 60 vjeçe banuese në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë, me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë). Pavarësisht ndihmës mjekësore, kjo shtetase ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”,-thuhet në njoftimin e policisë.