“Agjërim të lehtë”- Meriton Mjekiqi prek me mesazhin për djalin e tij teksa edhe lutet në dhomën e Bardhë

Meriton Mjekiqi disa ditë më parë ka treguar se djali i tij, Loar është me autizëm dhe kjo është arsyeja që ai ka vendosur që të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”.

E teksa dje ishte dita botërorë e autizmit, moderatori i ka bërë një dedikim prekës të voglit të tij.

Me letra shumëngjyrëshe, Meritoni i ka shprehur dashurinë djalit të tij me shkrimin në murin e bardhë të dhomës ku u transferua së bashku me Ilnisa Agollin dhe Egla Cenon pas përjashtimit nga shtëpia.

“Loar të dua”– ka shkruar moderatori ndërsa duket shumë i lumtur me partneren e tij në krahë e cila e mbështet atë.