Ishte duke përgatitur kafenë, shpërthen bombola e gazit në banesën e një çifti të moshuarish. Ja si është gjendja e 70-vjeçarit

Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e tretë të një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, në banesë e një çifti të moshuarish.

Sipas informacioneve të para, mësohet se në momentin e shpërthimit brenda banesës gjendej çifti u të moshuarve, prej të cilëve ka marrë dëmtime 70-vjeçari Shtjefen Tushi.

Ky i fundit ishte duke përgatitur kafe në momentin e shpërthimit, ndërsa raporotohet se ai ka marrë lëndime në duar, pasi ka tentuar të shuajë flakët në banesë.

70-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ndërsa ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, u bë i mundur neutralizimi i flakëve në banesë.