“Ja shkatërrova karrierën”- Sara Gjordeni tregon “vuajtjet” që po kalon partneri i saj: Bardhi i shkretë…

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi janë një ndër çiftet që u dashuruan dhe u lidhën në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ndërsa e vazhduan romancën e tyre edhe pas daljes nga ky reality show.

Të shumta ishin aludimet e publikut se këngëtari po vuan shumë nga ish-missi, pasi sipas tyre kjo e fundit i “prishi” marrëdhëniet edhe me menaxherin e tij i cili ishte “kundër” lidhjes së tyre.

Së fundmi përmes një postimi në InstaStory ka treguar se sa shumë “vuan” partneri i saj, duke ironizuar komentet e njerëzve.

“Shkëputur nga episodet e vuajtjeve të Bardhit ‘të shkretë’ që në mëngjes”– ka shkruar Sara karahas një fotoje duke i gatuar mëngjesin këngëtarit.

“Ja shkatërrova karrierën”- vazhdoi ajo ku tregoi se i kishte bërë dhuratë një libër Bardhit.

Modelja përmes këtyre postimeve ka treguar se dyshja po shijojnë pushimet së bashku në Kuçovë, ndërsa janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.