“Ironia për vajzat apo nuset është diçka e shêmtuar”, Lira Gjika ka një këshillë për të gjitha nënat

Nga Lira Gjika

Ngela duke i thënë vajzës:- bëj një fëmijë që ta rris sa jam e zonja- po ku dëgjojnë këto të rejat, nuk pyesin fare. I ka mbetur në gojë: “se kam për të mbrojtur dizertacionin”. Po mir mi unë do të ta rris dhe ti vazhdo shkencën”. E gjithë kjo e folur shoqërohej me një fytyrë ironike nga zonja . Mikesha tjetër që ishte dëgjuesja e bisedës plotësoi:- tani i rritin me celular dhe nuk kanë nevojë për njeri.

U venë celularin dhe fëmija rri e s’ndihet. Këto biseda nuk janë një gjë e rrallë në të përditshmen tonë. Ato trgojnë një të vërtetë që ne ende nuk po e marrim seriozisht.

Në këtë bisedë bie në sy se një nënë e një vajze të rritur që duhet të bëhet nënë por heziton, në vend që të gjejë ca fjalë zemre flet me ironi dhe për kë për vajzën e vet që me siguri është gati ti japë dhe jetën, por fjalët e duhura apo të zemrës nuk di ti gjejë e ti përdorë. Ironija për vajzat apo nuset është diçka e shëmtuar.

Në vend që ti ndihmojnë të bëhen nëna të mira dhe të rrisin fëmijë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërish i përgojojnë. Të vjen keq që zonja të tilla që kanë eksperiencë jete të vlefshme e çojnë dëm nga paaftësia për të ndërtuar marëdhënie të afërta pa ngatërruar vëndet. Lira Gjika