Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur të dielën në autostradën e Wallensen në Gjermani.
Siç raporton Blick, në makinën që u përplas ndodheshin 5 persona, prej ku një 18-vjeçar dhe të rinj të tjerë të moshave 19 dhe 20 vjeç humbën jetë.
Shoferi dhe një pasagjer kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime të rënda.
Makina e aksidentit fjalë për fjalë u mbështjellë rreth pemës së thuprës dhe tre persona vdiqën në aksident
Për momentin nuk dihet se kush janë viktimat e aksidentit.
/GazetaSinjali/