Falja e Namazit të Fitër Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshin “Skënderbej”

Mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur mëngjesin e sotëm (10 Prill 2024 ) sheshin “Skënderbej” ku po organizohet ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit.

Ceremonia nisi rreth orës 06:22, ndërsa Namazi u fal në orën 06:58. Ajo nis me leximin e kuranit, vazhdon me një ligjeratë, faljen e namazit dhe Hytbe.

Fitër Bajrami shënon për myslimanët fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Albeu.com uron të gjithë besimtarët Gëzuar Fitër Bajramin!