Një grua nga Arizona ka rrëfyer se ka tentuar të helmojë burrin e saj, duke i hedhur zbardhues rrobash në aparatin e kafesë.
Kjo është Melody Johnson, me origjinë nga Filipinet, e cila u arrestua verën e kaluar dhe u akuzua për tentativë për vrasje ndaj Robbie Johnson. Sipas mediave të huaja, 39-vjeçari kishte bërë kërkesë për divorc,
por çifti jetonte ende së bashku në Gjermani, pasi ai shërbente si punonjës i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe gjithashtu në Arizona.
Në mars 2023, Johnson vuri re se kafeja e tij kishte shije të çuditshme dhe filloi të dyshonte për gruan dhe nënën e tre fëmijëve të tij se ajo mund të përpiqej ta helmonte.