Tjetër tragjedi me emigrantët në Greqi, 3 motra të mitura mbyten në det
Një tjetër tragjedi është shënuar në brigjet e Greqisë, me emigrantët nga vendet e Lindjes së Mesme që përpiqen të vijnë në Europë.
Një gomone me emigrantë afganë është fundosur pranë ishullit Kios.
Tre motra, 4,7 dhe 10 vjeçe humbën jetën. Trupat e tyre u nxorrën të pajetë nga deti pas operacionit të kërkim-shpëtimit nga autoritetet greke.
Sipas mediave greke, 16 persona të tjerë janë shpëtuar, mes të cilëve 8 fëmijë, njëri prej të cilëve i sapolindur vetëm 30-ditësh.
Sipas dëshmive të vetë të mbijetuarve, asnjë emigrant tjetër nuk rezulton i zhdukur.
/tvklan.al