Çfarë thotë shkenca për njerëzit me sy jeshilë

Jo pak herë është shkruar për njerëzit me sy jeshilë dhe duket se ka lajme të reja për personat që i kanë në këtë ngjyrë sytë.

Sipas mjekut Karan Rajan, ka diçka specifike që ndodh në irisin e syve të këtyre njerëzve. Mjeku, i cili njihet për teoritë e tij mjekësore në TikTok rreth ngjyrave të syve, u shpreh se:

“Nëse keni sy të gjelbër, në fakt keni tre ngjyra sysh që përzihen së bashku”. Mjeku shpjegon se ngjyra e syve funksionon paksa si pigmentet e bojës, ajo kombinon një përzierje nuancash të ndryshme për të krijuar një efekt uniform.