“Ti je një pabuks, maniak”, plas keq mes dy banorëve, Egla-Liamit: Nuk preket gruaja o ndyrsirë…

Dy banorët e Big Brother Vip, Egla Ceno dhe Liam kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin ditën e sotme, teksa po qëndronin në oborr.

Ata kanë nisur përplasjet dhe ironitë që mëngjesin e sotëm, teksa aktorja u shpreh se do të jetë ajo që do të mësojë Liamin të sillet si burrë.

“Një grua nuk preket me mendim, jo më me dorë siç bën ti. Ndyrësirë! O mashkull i ndyrë! Mashkull maniak! Mua mos mu afro, plehrë!”- shprehet Egla ndërsa është larguar nga oborri.