Një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter ka goditur gjatë pasdites të së enjtes në rajonin e Tokati në Turqi.
Lëkundjet të cilat kishin një thellësi 5.9 kilometra u ndjenë deri në Ankara, raportojnë mediat turke, ndërsa kanë publikuar pamje nga dëmet materiale që shkaktoi tërmeti.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë produktet e rëna përtokë në një supermarket, mure dhe tavane të shembur.
Siç duket edhe nga pamjet tërmeti ka dëmtuar edhe disa banesa.