Po lind një dashuri në “Ferma Vip”? Pas masazhit të djeshëm dy fermerët lahen bashkë: Po kursejmë ujin!

Ditën e djeshme Buçko i bër një masazh Baby G teksa kjo e fundit ishte topless dhe dyshja mori ngacmime nga fermerët e tjerë. E ndërsa sot ata të dy janë larë së bashku teksa bëhen gati për spektaklin e madh të mbrëmjes së sotme.

Fermerët e tjerë janë habitur kur i panë së bashku në dush, duke thënë se këtë nuk e prisnin.

Ndërsa Buçko është shprehur se për shkak të buxhetit të reduktuar, ata po kursejnë ujin dhe kanë vendosur të lahen së bashku.

Pjesë nga biseda:

Elsa: Dhe këtë nuk mendoja se do e shihja.

Baby G: Dhe këtë e pe?

Buçko: Jemi me buxhet të reduktuar, po kursejmë ujin.

Elsa: Jeni ekologjik ju të dy.