“Sa herë shikoj nipin, harroj që djali ka vdekur”/ Anila Hoxha rrëfen rrëmbimin e fëmijës nga gjyshërit: Rexhepi ka dhimbje dhe heshtje, tregon që 3-vjeçari…

Ashtu si simbolika e emrit që ka, Amar është fëmija më i kërkuar në vend. Edhe gruaja që po e përqafon, po e fsheh dhe po I fshihet drejtësisë është gjyshja më e kërkuar në vend.

Amar ishte ilaçi që po shëron nga dhimbja , gjyshërit e tij të cilët një vit më parë humbën djalin në një aksident automobilistik. Dhe pa asnjë diskutim është ilaçi i dhimbjes dhe gëzimi i jetës për të ëmën !

Amar mbushi tre vjeç në datën 2 prill dhe gati dy javë pas urimeve “Pastë çdo të mirë në jetë” , fëmija u rrëmbye nga gjyshërit, nga ana e babait.

Në të vërtetë kjo ngjarje lidhet me fatkeqësinë familjare , kur fëmija nuk kishte mbushur ende dy vjeç. Për shkak të moshës i vogli nuk kishte se si kuptonte lajmin e mortit, se si i ati 35 vjeç teksa udhëtonte si pasagjer mbeti I vrarë nga përplasja e dy mjeteve.

Në mesin e kësaj dhimbjeje të pashoqe për familjen, sipas një tradite të pashkruar, nusja brenda ditëve të zisë ka dy zgjedhje.

Ose të kthehet tek prindërit e saj, ose të mos martohet kurrë e të qëndrojë në shtëpinë ku krijoi familjen e të rrisë fëmijën si një grua e ve.