Natë e pazakontë në BBVIP! Banorët mësojnë sot për finalen e madhe

Teksa shënohen 100 ditë që nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, mbrëmja e sotme premton surpriza të paharrueshme, që që do të dhurojë emocione të forta jo vetëm për banorët, por edhe për publikun.

Heidi Baci, banorja e cila ndodhet në shtëpinë e BBV3 do të suprizohet sot nga Beatrice Luzzi, aktorja e famshme italiane që kapi finale e ‘Grande Fratello.

Aktoren e famshme Heidi e ka përmendur jo pak herë në Big Brother Vip Albania, por sigurisht nuk e ka marrë kurrë me mend që ajo mund të vijë ta takojë.

Jo vetëm kaq, kjo natë do të jetë e jashtëzakonshme për banorët e tjerë, të cilët do të mësojnë datën e finales së madhe, të këtij edicioni që ka thyer çdo rekord shikueshmërie.