Emocionuese, piloti polak i propozon për martesë të dashurës së tij stjuardesë gjatë fluturimit

Një pilot polak i propozoi të dashurës së tij stjuardesë gjatë një fluturimi nga Varshava në Krakov.

Kompania ajrore polake “LOT Polish Airlines”, ka postuar videon përkatëse në Facebook, duke treguar momentin kur piloti Konrad Hank mban një buqetë dhe i kërkon të dashurës së tij të martohet me të

“Ti je gjëja më e çmuar për mua. Ti je ëndrra ime më e madhe e realizuar. Do të martohesh me mua?”, tha piloti polak duke buzëqeshur, ndërsa ajo i tha “po”.