Shkoi për të dërguar lule tek varri i gjyshit, gjen se mbi të i është ndërtuar një shtëpi- Nipi përfundon në polici

Një qytetar nga Prizreni përkatësisht nga Malësia e Re, pasi kishte ardhur nga Zvicra kishte shkuar në varreza për të dërguar lule tek varri i gjyshit të tij që i është vrarë nga bullgarët në Luftën e Dytë Botërore. Mirëpo ai kishte parë se mbi varrin e tij ishte ndërtuar një shtëpi. Pasi ka parë këtë, në shenjë revolte dhe në gjendje të dehur N.N kishte shtënë dy herë me armë zjarri në ajër, shkruan Insajderi.

Për këtë veprim të tij, Prokuroria e Ferizajt ka pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës ndaj të pandehurit për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas kërkesë për paraburgim që ka siguruar Gazeta Insajderi, N.N ka deklaruara se të shtënat me armë kanë ndodhur pasi ai ka qenë në gjendje të dehur.

Tutje, ai thotë se është penduar për veprim e tij pasi që sipas tij qëllimi ka qenë t’i gjej eshtrat e gjyshit të tij.

“Unë kam shkuar për të vendosur kurorën tek varri i gjyshit tim e që unë mendoj se aty është varri i tij pasi që është varrosur në vitin 1943 i vrarë në atë periudhe nga bullgaret. Gjuajtjen me armë e kam bërë në dy rrethana, njëra pasi kam parë disa persona në një pjesë tjetër si dhe rrethana e dytë kam qenë nën ndikimin e alkoolit. Sa i përket pretendimit të Prokurorisë unë jam shtetas i Zvicrës me vizën “C”. Sa i përket gjuajtjes me armë jam penduar për këtë veprim”, thuhet në deklaratën e tij.

Insajderi ka kontaktuar edhe avokatin e tij, Heroit Xhemajli. Ai ka thënë se klienti i tij ka shkuar për të dërguar kurorë me lule tek varri i gjyshit të tij, por nuk e ka gjet varrin.

“N.N ka kërkuar eshtrat e gjyshit të tij që është vra nga bullgaret në luftën e dytë botërore , pastaj N… pretendon se është ndërtuar një objekt mbi varrin e tij ne Shtërpcë , ku ka shtënë me arme dhe ka konsumu veprën penale si në aktakuzë”, deklaroi Xhemajli për Insajderin.