“Të hëngsha p** unë ty”/ Françeska trondit banorët me deklaratën e pazakontë ndaj Eglës, shpërthejnë të qeshurat në BBV

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP3”, të gjithë banorët janë ulur rreth tavolinës jashtë për të ngrënë. E sigurisht që nuk kanë munguar bisedat dhe debatet mes tyre.

Teksa Egla Ceno dhe Françeska Murati ndodheshin përballë njëra-tjetrës, kanë folur për çiftin Heidi Baci-Romeo Veshaj, të cilët Vëllai i Madh i dërgoi mbrëmë në një suitë.

Sipas Françeskës, ata nuk do të futen në dush së bashku, duke qenë se as nuk kapen për dore. Nga ana tjetër, Egla i drejtohet duke e këshilluar që ‘të thotë ndonjë gjë të bukur’.