Arratisje e dështuar/ Të burgosurit hapën tunelin, por gabuan drejtim. Kapen mat nga policët

Nëse do të kishte një çmim për arratisjen më të pasuksesshme në histori, do ta fitonin të burgosurit në Venezuelë, të cilët pasi hapën tunele dhe kaluan muret e burgut, u përballën me një grup prej 30 policësh jashtë burgut.

Në video shihen disa nga 20 të burgosurit që morën pjesë në të arratisje, por që u kapën mat. Sipas Daily Mail, llogaritja e gabuar e të burgosurve i shtyu ata të hapnin tunelin drejt zonës së stërvitjes në selinë e policisë në qytetin venezuelian Maracaibo.

Pavarësisht se 30 oficerët ishin të paarmatosur, në një deklaratë zyrtare thuhet se “gjithçka u vu nën kontroll” me tre prej të burgosurve të plagosur lehtë kur tentuan të arratiseshin.

/abcnews.al