Hijet që mbeten pas Matilda Makoçit: Nga martesa me Ramën, tek i biri, rrëfimi i aktores me plot brenga

35 vite më parë ajo ishte një nga ikonat dhe portretet më premtuese të kinematografisë dhe teatrit. Matilda Makoçi, një ndër vajzat më të bukura të kohës, ajo që u bë shumë shpejt pjesë e kinematografisë, ajo që tërhoqi shikimin e mijëra djemve të rinj sa herë kalonte në anën tjetër të rrugës, ajo vijon ende të jetë një zonjë të cilën e publiku e do përmes ekranit, por edhe në heshtjen e saj.

35 vite më vonë, pas një jete të heshtur, pasi e braktisi karrierën e saj për të qenë nënë, pas ndarjes së vështirë jo vetëm me kinematografinë, por edhe me djalit të vetëm që ka, Matilda u përpoq ta rindërtonte jetën e saj, por vështirësitë ishin të mëdha.

Për të gjitha këto, ajo sot nuk refuzon të flasë, madje pa shumë plagë të mëdha, por si pengesat e një rrugëtimi jete që Matilda Makoçi i rrëfen përballë gazetares së A2, Luela Myftari dhe kameramanit Erald Kuçuku.

n shumë. Me mundësitë e veta, me miqtë e vet. E ndihmon dhe gruaja e Edit, është grua shumë e mirë”, tha ndër të tjera Makoçi.

Matilda Makoçi, e qetë tanimë, që e ka përmbushur detyrën e saj si nënë dhe për të mos u ndier e vetme, rikthehet të jetojë tek apartamentii nënës së saj, ndien se ka dëshirë të rikthehet, ndoshta me një rol në teatër dhe nuk ka frikë ta thotë këtë. Ajo dëshiron ta provojë. Ndoshta nuk do të jetë e thjeshtë, thotë ajo ndërsa kujton se sa të vështirë e pati kur Gregu ishte i vogël dhe asaj i ofruan një mundësi të mirë në një serial grek.

Ajo nuk ka frikë të thotë se nuk mundi, se nuk e përballoi dot. Seriali “Mikeshat” mund t’i kishte ndryshuar jetën, por edhe atëherë ndjesia e nënës ishte më e fortë se ajo e aktores.