“Sa je dobësuar!” Emocionet e babait që pret të bijën kur del nga burgu

Projektligji për Amnistinë Penale bëri të mundur që ditën e djeshme të liroheshin nga qelia rreth 700 të burgosur ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi, si dhe 2 700 persona do të jenë në shërbim prove. Sicc mund të merret me mend, duhet të kenë qenë të shumta emocionet e famlijarëve të të burgosurve që i prisnin dje te dyert e burgut.

Ndër shumë të tjerë, moment prekës që është fotografuar teksa të dënuarit linin qelinë, ka qenë kur babai përqafohet me vajzën e tij, e cila ishte e burgosur.

“Mbaroi o jeta ime. Sa je dobësuar”, iu drejtua ai të bijës.