“Ecni zbathur të paktën 10 minuta në ditë”, mjeku alternativ këshillon: Burimi më i rëndësishëm i vitaminës T, ja për çfarë ju ndihmon

Mjeku alternativ dhe imazheristi, Luçiano Bardhi ka dhënë disa këshilla shumë të rëndësishme për shëndetin këtë të premte në emisionin “ABC e Mëngjesit”.

Ai ka këshilluar që të gjithë të hanë sa më shumë kumbulla të Stambollit, pasi ndihmojnë për të përthithur më mirë hekurin në trup.

Sakaq, Bardhi ka këshilluar që ecjen zbathur të paktën 10 minuta në ditë të ndihmon, pasi është burimi më i rëndësishëm i vitaminës T dhe ndihmon në një performancë më të mirë.

“Nëse një person e përtyp mirë ushqimin eliminon shumë sëmundje, sepse që në gojë stimulohen toksinat tretëse të pankreasit.

Janë bërë studime që ecja zbathur ka shumë efekte të shëndetshme. Duhet të paktën 10 minuta në ditë të ecin zbathur, pasi shton oksigjenin në mitokondri.

Edhe personin e bën më të shëndetshëm. Dërgo një fëmijë një ditë para një provimi të eci zbathur në një pyll dhe do të vini re që ai do të dalë më mirë nga të gjithë shokët e klasës”, u shpreh ndër të tjera mjeku alternativ./abcnews.al