Erjola do të puthë në buzë banorin më të ri të “BBV”, për kë bëhet fjalë?

Në “Big Brother VIP3”, është futur një personazh i ri, i cili i ka bërë menjëherë të gjithë banorët për vete. Është fjala për majmunin Yabu, i cili është pjesë e sfidës së re.

Të ndarë në çifte, banorët do të dëgjojnë këngën e “Bana King” dhe më pas do të krijojnë një tekst të ri dhe do të përgatisin një performancë.

Ndërkohë kur banorët kanë parë majmunin janë gëzuar dhe madje Erjola Doçi shprehet se ‘do ta puthë në buzë’.

Françeska: Nga e di ti që ha banane?

Erjola: Erdhi personi që do e puth në buzë, i dashuri im i ri. Do e puç te buza unë këtë

Meritoni: O zemrën ja hëngsha