Iva Tiço i jep fund beqarisë, ja si duket gazetarja e njohur me fustanin e bardhë

Gazetarja e njohur, Iva Tiço, i ka dhënë fund beqarisë.

Ditën e sotme Iva ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj gjerman.


Gazetarja ka veshur fustanin e nusërisë dhe shkëlqen nga lumturia. Iva ka zgjedhur që ta mbajë larg “syrit” të mediave partnerin e saj të huaj.

Sakaq ajo ka ndarë më herët me ndjekësit e saj në Instagram disa informacione për të dashurin e saj. Ajo ka thënë ne partneri është një muaj më i madh se ajo.

Në daljte e saj televizive Iva Tiço ka zbuluar se komunikon në tre gjuhë me partnerin: shqip, anglisht dhe gjermanisht.