Pediatre Mirela Dibra: Kolla e mirë, ja shqetësimet që shkakton dhe si mund të kontrollohet

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte mjekja Pediatre Mirela Dibra, e cila ndau disa këshilla kujdesi për fëmijët

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte mjekja Pediatre Mirela Dibra, e cila ndau disa këshilla kujdesi për fëmijët.

“Sipas të dhënave nga ISHP aktualisht kemi rreth 40 raste të kollës së mirë, por në praktikën tonë kemi gjatë gjithë dimrit që ndeshim me kolla të zgjatura” e nis kështu bisedën në studio mjekja, duke shtuar se kolla e mirë është një sëmundje “e lashtë” mund të themi dhe ka qenë një nga shkaktarët e sëmundshmërisë së shtuar tek foshnjet.

Me vaksinimin e popullatës kanë rënë në minimum rastet e kollë së mirë dhe vaksina e kollës së mirë është e future tek vaksinat që bëhen tek bebet.”
Rekomandohet që fëmijët të bëjnë tre doza të kompletuara për të qenë të mbrojtur pasi kolla e mirë është tepër ngjitës dhe prek rrugët e frymëmarrjes.

“Kolla kur rëndohet bëhet aq e fortë saqë shkakton dhe të vjella dhe zgjat në kohë” tha mjekja në studio. Mjekët kur bëjnë pjesën e ekzaminimit, shohin rastin klinikisht dhe kronologjinë e evoluimit të kollës.

Por si mund të trajtohet? Së pari sa më parë të bëhen ekzaminimet për t’a kuptuar, aq më shpejt nis trajtimi, pra bëhet matja e IGM-ve dhe IGG-ve. Rekomandohet që të bëhet një lagështim të ajrit të shtëpisë për të trajtuar kollën, si dhe hidratimi dhe trajtimi protokollar nga mjeku”.

”Ashtu si viruset përcillen me anë të puthjes, po ashtu dhe kolla e mirë përcillet me të njëjtën mënyrë” shtoi mjekja. Në fund ajo tha se duhen evituar ambientet ku ka shumë njerëz për fëmijët e vegjël që të mos marrin kollën e mirë, vetë izolimi në rast konstatimi të simptomave, si dhe të përdorin vitaminën D, veçanërisht foshnjet e vogla.”