“Erjola ka ndjenja për Romeon!”- Habit ish-banori i “BBV”: Çifti në luftë për çmimin e madh! Ronaldo: Heidi bën sekseren

Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Qetsor Ferunaj ditën e sotme ka qenë i ftuar në “Fan Club”, ku ka diskutuar rreth ngjarjeve që kanë ndodhur mes banorëve në shtëpi.

E teksa në studio po flitej për vajzat brenda shtëpisë, Qetsori tha se Erjola Doçi ka një pëlqim për Romeo Veshajn, i cili tashmë është në një lidhje me Heidi Baçin.

Nga ana tjetër moderatori Ronaldo Sharka tha se mund të jetë aktori ai që ka një pëlqim për Erjolën, duke treguar që lidhja e tij me Heidin është vetëm për lojë.

Sipas Ronaldos, konkurrentja ka flirtuar me disa djemtë në shtëpi derisa ka gjetur banorin më të fortë për ta pasur në krah, megjithëse moderatori tha se çifti kanë nisur një luftë mes njëri-tjetrit për çmimin e madh.

Pjesë nga biseda:


Ronaldo: Shumica e grave dhe vajzave që dalin në ekran kurrë nuk flasin mirë për vajza seksi si Erjola dhe Roza. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse ato dinë gjëra për njëra tjetrën, mund ti ketë hasur jeta dhe dinë gjëra për njëra-tjetrën

Qetsor Ferunaj: Unë mendoj që Erjola ka dhënë shenja shumë direkte me Romeon dhe nuk ka gjetur territor për të kapur një sistem emocional.