A ekziston Zoti? Pastori amerikan Lutzer: Pas luftës dhe vdekjes, fiton drejtësia

Pastor Erwin w. Lutzer është një folës i njohur i Krishtere Ungjillor, transmetues radiofonik dhe autor i me shume se 70 librave, ai ishte këtë të hënë i ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për besimin e sigurisht për Zotin.

I pyetur se përse ka kaq shumë të këqija, e luftëra në botë ndërkohë që Zoti ekziston, pastori u përgjigj se kjo është një pyetje që shpesh “i mundon njerëzit”, por sipas tij fakti që ndodhin gjëra të këqija në botë nuk e vë në diskutim ekzistencën e Zotit.

Ai shtoi se gjithsesi është më lehtësuese nëse e dimë që Zoti që ekziston dhe sipas biblës është i mirë, do bëjë që çdokush që ka bërë keq të japë llogari dhe do të vërë në vend drejtësinë.

“Problemi i të keqes nuk vë në diskutim ekzistencën e perëndisë, por vë në pikëpyetje si është perëndia, si është ky Zoti që ekziston. Bibla thotë se është Zoti që e krijoi njeriu dhe njeriu mëkatoi dhe e keqja vjen si rezultat i këtij mëkati, por pavarësisht gjithë kësaj të keqeje nëse i shikojmë gjërat nga pikëpamja e përjetësisë, a nuk është e mrekullueshme që në fund Zoti do të sjellë drejtësi? Kushdo që ka bërë keq do jap llogari para tij.

Një ditë teksa ecja me një mikun tim ateist që është hebre, e pyeta “Nuk të bezdis që sipas ateizmit Hitleri nuk do japë kurrë llogari për padrejtësitë që ka bërë?”. Nëse beson në Zot dhe nëse Zoti është i drejt, ti e di që për çdo padrejtësi të bërë në botë dikur do jepet llogari përmes drejtësisë së Zotit.