Thuhet se do vijë në Shqipëri/ Massimiliano Varrese shkruan në shqip, mesazhi

E njohur për përvojën e saj në “Grande Fratello” dhe historinë e dashurisë së saj me aktorin Massimiliano Varrese, Heidi është përballur me akuza dhe spekulime këto muaj si brenda edhe jashtë “Big Brother VIP.

Përvoja e saj e mëparshme dhe lidhja me Massimiliano kanë qenë temë që kanë ngritur shumë spekulime si nga banorët ashtu edhe nga shikuesit e formatit.

Përballë këtyre akuza, familjarët e Heidi kanë reaguar sot përmes rrjeteve sociale, duke shprehur mbështetjen e tyre për Heidin dhe kanë theksuar se çdo akuzë nuk i përket realitetit të jetës së saj.

Sakaq, kohët e fundit ka pasur aludime në rrjet se Massimiliano do vijë në BBV për tu përballur me Heidin. Mbi të gjitha mbrëmjen e sotme ai ka bërë një postim të dyshimtë, duke shkruar në Instastory italisht dhe shqip:

“Faleminderit sinqerisht të gjithë njerëzve që më shkruajnë me shumë dashuri nga Shqipëria!”