Krizë ekonomike dhe mot me stuhi, parashikimet e Baba Vangës për vitin 2024 që u bënë realitet

Baba Vanga bëri disa parashikime mjaft rrëqethëse për vitin 2024 dhe ato tmerrësisht kanë filluar të realizohen. Mirror shkruan se ndonëse Baba Vanga vdiq më shumë se 25 vjet më parë, bëri parashikime që janë duke u konkretizuar edhe sot e kësaj dite. Ajo u verbua në fëmijërinë e saj, por parashikon në mënyrë të frikshme shumë ngjarje botërore që kanë ndodhur, duke përfshirë 11 shtatorin dhe madje edhe Brexit.

Një nga parashikimet e saj për vitin 2024 ishte rreth krizës ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, më pas pamë një rënie të PBB-së me një 0.3 për qind më të madh se sa pritej në tre muajt e fundit. Tani një tjetër nga parashikimet e saj ka ndodhur – kushtet e tmerrshme të motit, pasi britanikët u zgjuan këtë mëngjes pas një nate me stuhi të forta. Disa thanë se dukej “si një bombë që shpërtheu”.

Gjatë natës u raportua se kishte shfaqje të pabesueshme të vetëtimave që goditën qiellin, ndërsa bubullimat tronditën shtëpitë, duke zgjuar shumë njerëz. Ndërkohë që nuk kemi pasur ndonjë fatkeqësi natyrore deri më tani, Baba Vanga kishte një vizion që këtë vit do të ketë ngjarje të tmerrshme moti dhe fatkeqësi natyrore.

Sipas parashikimit, do të ketë një ndryshim të orbitës që zakonisht ndodh për një periudhë të gjatë. Megjithatë, nëse kjo ndodh për një periudhë të shkurtër, mund të shkaktojë probleme, duke përfshirë një rritje të niveleve të rrezatimit.

Zyra e Meteorologjisë ka paralajmëruar disa zona të Mbretërisë së Bashkuar pas stuhive të forta dhe shiut të dendur gjatë natës. Në një deklaratë nga Zyra e Meteorologjisë thuhet: “Ndërsa disa zona do të mbeten të thata, stuhitë ka të ngjarë të zhvillohen këtë pasdite dhe në mbrëmje nga lindja dhe të lëvizin relativisht ngadalë në drejtim të perëndimit ose veriperëndimit.

“Aty ku ndodhin stuhi, shiu i dendur i shoqëruar nga vetëtima të shpeshta ka të ngjarë që të bjerë 25 deri në 30 mm shi,”- shtohet më tej në njoftim.

Megjithatë, mund të mos shkojë gjithçka keq, pasi parashikimi tjetër ishte se do të kishim “zhvillime drastike” në shëndetësi këtë vit dhe javët e fundit është konfirmuar se aktualisht është në punë një vaksinë kundër kancerit të mushkërive.

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, Instituti Francis Crick dhe Kolegji Universitar i Londrës po punojnë së bashku në ‘LungVax’ dhe ata kanë marrë 1.7 milion £ (2,139,225 dollarë) në Mbretërinë e Bashkuar për të financuar 3,000 vaksina.