Edhe Erjola del kundër Julit? Banorja: Jam stepur disa hapa larg tij, e kam ngritur zërin…

Marrëdhënia e cilësuar edhe si aleancë mes Julit, Rozës dhe Erjolës është përçarë.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme është diskutuar se pse Juli ka lënë ‘nën hije’ vajzat, duke u marrë më së shumti me kundërshtarët e tij.

Erjola u shpreh se ka bërë disa hapa pas në marrëdhënien e saj me Julin, teksa tha se është tepër vigjilente.
Erjola: Jam ai person që ndryshe nga Roza që thotë do dal kundër të gjithëve, unë kam pohuar që në mënyrë jo organike nuk i bie njerëzve të afërt. Unë e kam ngritur zërin shumë më përpara dhe nuk u kujtova sot.

Unë jam disa hapa larg raportit tim me të. Kur tha Roza që Erjola është harddisk, kur unë ngrita zërin te bari, ti nuk e bëre por u kujtove tre ditët e fundit. Jam e stepur ndaj Julit, kemi pasur mosmarrëveshje, dua të pres si do të jetë sjellja e tij karshi meje. Nuk jam ndikuar nga të tjerët, e kam mbajtur vigjilencën të lartë gjithsesi.

Ori: Aleanca e parë që kemi pikasur, nuk kemi pasur dyshime që përtej lojës, kishte një aleancë që ishte disi më njerëzore.

Me Julin e Rozën nisi me sherr pastaj me miqësi. Juli dhe Roza që po ngrinden mua më bën përshtypje. Nuk e kuptoj sesa Juli e beson që Roza ka diçka me vërte që e ka prekur.