“Unë vdes për ty”/ Egla i kthehet Gracianos: Mbylle gojën se nuk ke tru

Gracianon Tagani ka diskutuar me Egla Cenon ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, pas debatit të aktores me Erjola Doçin.

Balerini i shprehu dashurinë konkurrentes, i tha asaj se e do shumë, megjithëse ai tregoi se nuk i pëlqen aspak loja që ajo po bën në shtëpi.

“Zemra më ke parë në këtë soj magjie sepse jam këtu, kështu siç është. Mbylle gojën sepse nuk ke tru. Do më çikë më shumë kohë”- tha Egla duke treguar se nuk është kështu në jetën reale, por të gjithën po e bën në bazë të lojës për të fituar çmimin e madh.

“Po të bëjë robi këtë lojë… Unë nuk merrem me ty sepse duhet të bie në nivelin e debateve që ti bën dhe unë nuk jam i tillë”- iu drejtua balerini duke e këshilluar atë, megjithëse Egla e ka zgjedhur strategjinë që ka zgjedhur për të luajtur këtë lojë.