Gruaja e pabesueshme që pretendon se nuk ka ngrënë e as ka pirë prej 16 vjetësh, thotë se është ‘vepër e Zotit’

Një e re që pretendon se nuk ka ngrënë kurrë dhe as ka pirë ujë që prej moshës 10-vjeçare, është ekzaminuar nga doktorë të shumtë në vendin e saj dhe jashtë, por askush nuk mund të shpjegojë gjendjen e rrallë.

Në një zonë të largët të Etiopise jeton vajza afrikane që pretendon se nuk ka ngrenë apo pirë asgjë në 16 vitet e fundit.

Muluwork Ambaë thotë se në moshën 10-vjeçare ndaloi papritur të ndjente nevojën e ushqimit apo ujit dhe mban mend mirë se herën e fundit ka ngrënë një pjatë gjellë me thjerrëza.

Eksploruesi Drew Binsky shkoi në Etiopi për t’u takuar me Muluwork dhe i bëri gruas së veçantë pyetjen e thjeshtë: “A është e vërtetë?”
Ai gjeti fshatin e saj dhe vërejti se shtëpia e gruas ishte më e madhe se të tjerat dhe brenda një kompleksi të rrethuar.

“Të hyje në dhomën e ndenies së Muluwork ishte si të hyje në një tjetër botë”, thotë Drew. “Kishte postera në mure dhe objekte antike që të bënin të ndjeheshe si në njëfarë kapsule kohore të fëmijërisë së saj”.

Por megjthë sofistikimin e shtëpisë, tualeti ishte vetëm një vrimë e thjeshtë në tokë. Muluwork thotë se ajo nuk e përdor kurrë, por është për motrën dhe të bijën e saj.
Ajo shton se shumicën e kohës e kalon në kopësht duke rritur perime dhe se ka mjaft vizitorë.

Gruaja unike pëlqen të gatuajë por nuk ha asnjëherë vetë, teksa thotë se agjërimi i saj 16-vjeçar nisi papritur.

“Unë jetoja me familjen, ata më kërkuan të ha mëngjes dhe të shkoj në shkollë i thashë se do të haja por nuk kisha oreks, nuk doja asgjë, dhe kjo gjendje nuk ndryshoi më”.

Muluwork është ekzaminuar nga doktorët në kryeqytetin etiopian Addis Ababa, por pas disa vitesh testimi ata thanë se është në shëndet të plotë, edhe pse nuk kishte gjurmë ushqimi apo uji në sistemin e saj tretës. Çuditërisht vajza nuk kishte nevojë të urinonte apo defekonte, shkruan rrjeti britanik Daily Star.

Kur mbeti shtatzënë Muluwork kishte marrë serume glukoze për të shtuar ushqimin e fëmijës në rritje, ndërsa nuk mund ta ushqente atë me qumësht gjiri.

Gruaja beson se gjendja e saj e pazakontë është “vepër e Zotit,” dhe nuk di ta shpjegojë. Ajo thotë se nuk besoj se do të hajë kurrë diçka, ndërsa për ata që nuk besojnë se thotë të vërtetën ajo shton se mund të vijnë ta vërtetojnë.